Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka marrë pjesë në Konferencën e CSDP-së, bashkë me shumë përfaqësues të shteteve të Bashkimit Evropian dhe më gjërë.
Në këtë takim, Bajqinovci nuk e la pa i reaguar Borko Stefanoviç, përfaqësuesit të shtetit serb.
Ai tha se ndikimi rus po shpërndahet në Ballkan përmes Serbisë, dhe se Republika e Kosovës është në mesin e shteteve të para që i kanë vendosur sanksione Rusisë.
Madje, Kosova është edhe në mesin e shteteve që po ndihmon Ukrainën në këtë kohë, përmes programeve të ndryshme.
“Wagner nuk është grup vetëm në Siri, Ukrainë dhe Mali. Ata janë aktiv edhe në Ballkan. Në këtë kompas strategjik, a keni menduar të përfshini edhe Ballkanin Perëndimor?” ishte pyetja që Bajqinovci u bëri organizatorëve të konferencës.
Konferenca Nder-parlamentare për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë si dhe për Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP), u mbajt në Parlamentin e Mbretërisë Suedeze më 2-3 mars 2023.
Në këtë konferencë, morën pjesë rreth 250 pjesëmarrës nga 32 shtete të BE-së dhe më gjerë.