Deputetja Ganimete Musliu i ka lëshuar përmes telefonit të saj disa deklarata të kryeministrit Kurti ku paraqiten ndryshimet radikale të qëndrimeve të tij.
Kurti paraprakisht e mohoi se kishte ndryshuar qëndrime, duke thënë se kishte ndryshuar strategji.
Por, Musliu në foltoren e Kuvendit përmes mikrofonit i lëshoi deklaratat e Kurtit ku vërehej qartë ndryshimi radikal i Kurtit në qëndrime sa i përket çështjes së dialogut.
Shumë deputetë e duartrokitën për këtë gjest.
“Pata me thanë shumë gjëra sot, por nuk po e di cilit Albin me i folë apo cilit Albin me i bo pyetje. A me i bo pyetje Albinit, shokut të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt? Allahile a po të vjen marre kur po e ninë veten?” – u shpreh më pas Musliu.
Seanca e Kuvendit të Kosovës kujtojmë se po vazhdon edhe pse po afron ora 2 e natës.
Ajo i quajti disa deputetë të Vetëvendosjes “lepuj të hipnotizuar”.