Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë të enjten mbrëma në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është e gjinisë femërore, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.