Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, sonte është rrëfyer pas zhdukjes së mostrave të të birit, duke kërkuar që ky rast të zbardhet. Ajo dhe burri i saj, deputeti i VV-së, Avniu, kanë kërkuar që Prokuroria ta hetojë rastin. Madje ky i fundit tha se ky rast s’po zbardhet qëllimisht.
Teksa kanë folur për gjithë rastin dhe zhvillimet në vazhdimësi, Xhemile Dehari në fund paralajmëroi diçka, pa folur në detaje.
Ajo tha se këtë çështje duhet ta përfundojë Prokurori, sepse në të kundërtën e kryen vet ajo.
“Ose le ta kryej Prokurori, ose e kryej vet, ose duhet me marrë masa vet”. Gjakun e djemve t’mi s’e kom falë. S’di mo ma shumë”, tha ajo në Debat Plus.