Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi se takimi i rradhës i Nivelit të Lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet në Maqedoni të Veriut.
Për këtë gjë është shprehur i shqetësuar ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili e quajti “degradim”. Prej Shtëpisë së Bardhë Dialogu kaloi në Shkup, vlerësoi ai.
Çfarë degradimi! Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit”, shkroi Avdullah Hoti.