Dafina Dauti javë më parë ka bërë një rrëfim mjaft tronditës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Këngëtarja shqiptare ka treguar historinë e trishtë të ndarjes së saj nga ish-partneri.
Ajo ka zbuluar se personi në fjalë kishte qenë i ndarë me gruan, e cila ishte shtatzënë, në të njëjtën periudhë me atë. Dafina, po ashtu e ka përshkruar shtëpinë e ish partnerit të saj, si “të tmerrshme për jetesë”.
Në rrëfimin e saj Dafina ka folur edhe për periudhën e gjyqit dhe mos takimet me vajzën për rreth 1 vit.
E lidhur me këtë rrëfim ka reaguar ish-partneri i saj, Tafil Kurtishaj.
Ky i fundit, i cili është po ashtu këngëtar, tha se ndjehet i shantazhuar dhe ndonëse mohonte rrëfimin e Dafinës nuk ishte i qartë me kundërpërgjigjet e tij.
Ai pranoi se ka grua dhe fëmijë, por nuk saktësoi si kishte ndodhur lidhja dhe sjellja në jetë e vajzës me këngëtaren.