Qendra Ciklone ka përfshirë Mesdheun, e cila është afruar drejt vendit tonë duke shkaktuar stuhi ere të vrullshme dhe reshje shiu me intensitet të lartë në zonën e Shkodrës.
Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, stuhia do të vazhdojë deri pas mesnate në Shqipëri.
Era do të jetë mbi 30 m /sek dhe dallgëzim të lartë mbi 8 ballë.