Politologu Shkodran Ramadani ka komentuar zhvillimet e fundit politike, respektivisht atë që pritet të ndodhë nesër në kryeqendrën evropiane.
Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Ramadani ka kujtuar Mon Balajn e Arben Xheladinin, duke thënë se ata janë vrarë në një protestë ku Kurti i kishte gënjyer protestuesit në përgjithësi se Pakoja e Ahtisaarit nuk është pavarësi, por autonomi për Kosovën nën Serbi.
“Por ja, sot Kosova është e pavarur, kurse Vetëvendosje ka pranuar Pakon e Ahtisarit, Demarkacionin dhe tani pritet ta themelojë edhe Zajednicën, vetem një ditë pas vizitës tek familja Dehari.
Kështu, më vjen keq ta them, por Mon Balaj, Arben Xheladini dhe Astrit Dehari nuk jane dëshmorë, por viktima të keqpërdorimit dhe mashtrimit politik. Qofshin të fundit njerëz që bien pre e mashtrimeve të tilla!”, shkroi veç tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: