Kreu i NISMA, Fatmir Limaj, theksoi se asnjë kryeministër në historinë e Kosovës të pasluftës nuk ka qenë në një pozitë më të vështirë se sa Kryeministri aktual, Albin Kurti.
Sipas tij, ky kryeministër, që ka qenë kundër dialogut, do të shkojë të hënën për të vendosur nënshkrimin për dicka që askush nuk e ka pyetur.
“Merre ose lëre, në këtë gjendje e ka sjellë vetën dhe Kosovën. Të hënën ky kryeministër ka me nëshkruar një marrëveshje, e cila nuk përmban asgjë thelbësore. Praktikisht kemi një kryeministër që është plastelinë politike, plastelinë që mbaron cka të dëshiron me të. Sot kryeministri po i negocion mashtrimet e tij me popullin e Kosovës. Del thotë gjashtë kushtet, i ka përmend para dy apo tri jave, në seancë të Kuvendit nuk i përmendi më. Tha e kemi të gatshme marrëveshjen, nuk kemi negociuar, duhet me e nënshkru. Kurti kur u ardh në Qeveri e ka ditur se duhet me pas sjellje te një burrështetasi, se dialogu duhet të vazhdohet, se duhet të ruhet memoria shtetërore dhe jo me vazhdu e me mashtru, por mu ndal edhe me e përmbyll marrëveshjen. Dhe cka ka ndodh, ky ka bërë veprime mashtruese, ka bërë aksione populiste, për të vazhduar për të mbajtur lart stekën lart të mashtrimit. Ky është dashur të koordinoi aktivitetet me botën dhe jam i bindurse nuk do të kishte ardhur në këtë pozitë. Ky ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme”, tha Limaj në Blic Interview.
Sipas Limajt, ka tashmë tri javë që Kurti ka nisë me thënë se me planin frankogjerman ne po e fitojmë njohjen de fakto nga Serbia, por shtoi se Kosova de fakto me marrëveshje nga Serbia është njohur në vitin 2013.