Nëse jeni të apasionuar pas testeve, atëherë ky është një nga ata që nuk duhet humbur.
Test i thjeshtë që vjen nga Tibeti dhe që mund të zbulojë personalitetin tonë vetëm me anë të 3 pyetjeve.
Nëse nuk besoni në rezultatin e testit, atëherë ia vlen të “shpenzoni” pak nga koha juaj vetëm për t’u argëtuar.
Jeni gati? Atëherë merrni letër dhe laps dhe përgjigjuni 3 pyetjeve:
Ps: Nuk lejohet leximi i përgjigjeve pa iu përgjigjur pyetjeve, testi nuk do të kishte vlerën e duhur.
1)Radhisni 5 kafshët e mëposhtme (shkruaji në një letër) nga niveli i rëndësisë dhe pëlqimit që keni për to:
LOPA
TIGRI
CJAPI
KALI
DERRKUCI
2)Përshkruaj me një epitet:
(Secilin element të mëposhtëm, etiketojeni me një epitet që sipas jush i përshtatet)
QENI
MACJA
MIU
FILXHAN ME KAFE
DETI
3)Përshtat ngjyrat me një person
(Përbri çdo ngjyre vendosni emrin e një personi të rëndësishëm të jetës tuaj)
E VERDHË
PORTOKALLI
E KUQE
E BARDHË
JESHILE
REZULTATI I TESTIT
Interpreto përgjigjet e mësipërme:
1 – Renditja e kafshëve paraqet prioritetet tuaja në jetë
Lopa: Përfaqëson karrierën tuaj profesionale
Tigri: Përfaqëson egon dhe krenarinë tuaj
Cjapi: Përfaqëson njeriun që dashuron
Kali: Përfaqëson familjen tuaj
Derrkuci: Përfaqëson paratë dhe të mirat materiale
2) Epitetet që keni zgjedhur u referohen disa aspekteve të jetës suaj
Përshkrimi i qenit, përfaqëson personalitetin tuaj
Përshkrimi i maces, përfaqëson personalitetin e partnerit tuaj
Përshkrimi i miut, i korrespondon personalitetit të armiqve tuaj
Përshkrimi i filxhanit me kafe, është interpretimi që ju i bëni seksit dhe pasionit
Përshkrimi i detit, përfaqëson çka mendoni për jetën tuaj
3) Ngjyrat përshkruajnë atë çka përfaqëson personi që keni shkruar përbri tyre
E VERDHË: Përfaqëson një person që ka lënë shumë gjurmë në jetën tuaj
PORTOKALLI: Përfaqëson një mik të vërtetë, një njeri të besuar
E KUQE: Përfaqëson një person që admiron apo që dëshiron
E BARDHË: Përfaqëson shpritin tuaj binjak apo një person me të cilin identifikoheni
JESHILE: Përfaqëson një person që ju dhuron shumë energji, ku gjeni qetësi në rast nevoje.