Një aksident me fatalitet në Rastavic të Deçanit ia mori jetën dje Bilall Hadergjonajt. Policia ka shpjeguar se viktima fillimisht ishte vetaksidentuar me makinë në këtë fshat rreth orës 22:35, por që kishte shpëtuar.
Më pas, gjersa ai doli nga vetura dhe po kalonte rrugën, një veturë tjetër e goditi atë për vdekje.
Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë figura publike, përfshirë kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj e ish-kryetari, Rasim Selmanaj.
Hadergjonaj ka qenë kandidat i VV-së për zgjedhjet për kryetar të komunës së Deçanit në vitin 2013.
Më pas, ai kishte kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës gjersa ishte pjesë e Kuvendit Komunal.