GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Pas çdo vështirësie, vjen pozita e përhershme | LVV e ka të “uzurpuar” ulësen e anëtarit në KQZ për burrin e ministres Haxhiu

24/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, duket se e ka të garantuar ulësen e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Krasniqi shërbente edhe më herët si përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ. Bashkëshorti i ministres Haxhiu betohej më 2011-ën përpara ish-presidentes, Atifete Jahjaga, për këtë pozitë.

Sikurse sot, edhe para 12 vitesh, propozimi për Krasniqin bëhej nga Grupi Parlamentar i LVV-së, shkruan Demokracia.com.

“Vendimi për emërimin e tij është marrë duke u bazuar në nenin  139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhej në komunikatën e Presidencës më 2011-ën.

Krasniqi përpara se të dekretohej si përfaqësues i VV-së në KQZ, shërbente si këshilltar politik në Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal. Nga ky funksion, sipas ministres Haxhiu, bashkëshorti i saj nuk ia merrte asnjë cent shtetit. Megjithatë, si anëtar i KQZ-së, Krasniqi do t’i marrë përafërsisht 1,300 euro çdo muaj.

Presidentja Vjosa Osmani përgjatë së premtes e dekretoi Krasniqin si anëtar të KQZ-së.

Ndonëse është praktikë diplomatike që vendimet e dekretet që dalin nga Zyra e Presidentit të publikohen nëpër rrjetet sociale, një gjë të tillë nuk e ka bërë as presidentja Vjosa Osmani e as stafi i saj, për t’u kursyer nga kritikat eventuale për një emërim të tillë. Vendimi është publikuar vetëm në uebfaqen zyrtare të Presidencës.

Alban Krasniqi ishte emri i kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Malishevën, kandidat ky i cili për VV-në sillte “ndryshimin e madh”, por jo edhe për malishevasit. Krasniqi doli i fundit në zgjedhjet lokale, duke marrë vetëm 15.15 për qind të votave.

Kësisoj, komuna shkoi në balotazh, i cili zhvillohej ndërmjet kandidatit të Nismës Socialdemokrate dhe PDK-së. Krasniqi bënte thirrje që të bojkotohej balotazhi, thirrje kjo e paprecedentë në botën demokratike.

“Asnjëra prej subjekteve që kanë fituar balotazhin nuk përfaqësojnë vlera për të cilat ne angazhohemi, përkundrazi janë sinonim i krimit. Andaj edhe i bëj thirrje të gjithë votuesve tanë që TA BOJKOTOJNË BALOTAZHIN NË MALISHEVË. Sepse të zgjedhësh mes dy të këqijave nuk është zgjidhje, por zgjedhë…lak në fytin e qytetarit”, bënte thirrje Krasniqi nga ‘Facebook’-u.

Tags: Albulena HaxhiutburrikqzPozita
ShareTweetShare
Previous Post

Ekskluzive: Këta janë tre të arrestuarit që dyshohen për therjen me thikë te “kafet e rakisë” në Prishtinë

Next Post

Parashikimi i motit për sot shtunën

Next Post

Parashikimi i motit për sot shtunën

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.