Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Përmes formës elektronike, Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C.
Nga zyra e kryeministrit bëjnë të ditur se me këtë vendim, qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikanë.