Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së të enjtes, ka ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit, raporton EO.
Këto tri marrëveshje u miratuan me shumicë votash nga pozita dhe opozita:
- Marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor
- Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor
- Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.