Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, beson se Kosova duhet ta mbyllë të hënën marrëveshjen me Serbinë.
Në deklarimet jashtë rendit të ditës, në seancës e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se në këtë mënyrë do të ndalej agjenda ruse në rajonin e Ballkanit.
“Çka mund të bëjmë ne për ta zmbrapsë agjendën ruse në Ballkan. Ne mund të ndihmojmë koalicionin global kundër Rusisë edhe me veprimet tona. Kemi folur për planin franko-gjerman, dhe pse Kosova me pranimin e këtij plani ec përpara në planin e sigurisë”, ka thënë Haradinaj.
Ai para deputetëve ka thënë se vetëm Rusia nuk i gëzohet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“I vetmi vend në botë që nuk i gëzohet arritjes marrëveshjes Kosovë-Serbi është Rusia. Si mund të veprojë Kosova, mundet të hënën ta mbyllë marrëveshjen, jo vetëm të japë sinjale pozitive por ta mbyllë marrëveshjen”, është shprehur Haradinaj.