Mbetet ngrohtë. Paradite intervale me diell, e gjatë ditës shtim i vranësirave. Temperaturat minimale do të bien deri në 4 celsius ndërsa maksimalja do të shkojnë deri në 15 gradë.
Mot i ngrohtë po parashihet të mbetet edhe përgjatë ditëve vijuese, por se do të ketë edhe vranësira, që ditën e premte mund të japin mundësi edhe për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 4C, ndërsa maksimalet mbesin të larta deri ditën e shtunë, ndërmjet 14C e 16C. Nga dita e diel pësojnë rënie në 9C e 12C.
Ditën e diel orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten të reshura shiu, që kohë pas kohe do të vazhdojnë edhe ditën e hënë.