Njëri nga të vdekurit në aksidentin e sotëm në rrugën Shtime-Ferizaj ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt.
Kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një shkrimi në Facebook, i cili edhe u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”.
Po ashtu, Aliu uroi shërim të shpejt edhe për të lënduarit e tjerë nga ky aksident.
“Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik. Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi! Lutemi për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident!”.