Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen 130-të me radhë.
Në këtë mbledhje janë marrë vendime të shumta.
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme:
– U miratua projektligji për Organizimin e Tregut për Produktet Bujqësore i cili krijon mjedis të përshtatshëm, konkurrues dhe të qëndrueshëm për organizimin e tregut të produkteve bujqësore.
U rialokuan 1,680,000 Euro (një milion e gjashtëqindetetëdhjetë mijë euro) për realizimin e katërmbëdhjetë projekteve kapitale në përputhje me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga ministri i MZHR-së dhe kryetarët e komunave si në vijim:
- Rregullimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësorë, biçiklistë në parkun e Drenasit në komunën e Drenasit;
- Kompleksi rekreativ në Çabrat – komuna e Gjakovës;
- “Kult Qendra” – Komuna e Gjilanit;
- Qendra edukative dhe rekreative – komuna e Graçanicës;
- Ndërtimi i urës që lidh komunën e Junikut me Eko fshatrat në Gjocaj dhe Jasiq në komunën e Junikut;
- Ndërtimi i ndriçimit rrugor në fshatrat Vërboc dhe Mogill;
- Rehabilitimi i infrastrukturës në zonën e qendrës kulturore historike në fshatin Janjevë;
- Ndërtimi i Parkut Mirusha në komunën e Malishevës;
- Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Mamushë-Opterushë;
- Ballkoni panoramik i qytetit dhe shtegu i ecjes në komunën e Mitrovicës së Jugut;
- Ndërtimi i infrastrukturës për biçiklistë në komunën e Ranillukut;
- Rregullimi i shtratit të lumit Klina në fshatrat Klinë e Poshtme- Kuqicë në komunën e Skenderajt;
- Ndërtimi i stazave për këmbësorë me ndriçim në komunën e Parteshit;
- Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në komunën e Podujevës.
– U aprovua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
– U miratua Koncept-dokumenti për Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinave i cili analizon dhe konstaton se Kosova nuk ka bazë ligjore për faturat e kulturave bujqësore dhe flet magazinave dhe për këtë rekomandon që të hartohet dhe miratohet Ligji i cili do të rregullonte këtë sektor në mënyrë specifike. Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe për të ofruar më shumë stimulim për fermerët dhe qasjen e tyre në financa, është e domosdoshme të rregullohen Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinat.
– U themelua struktura për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit i cili do të përbëhet nga Komisioni Ministror, Koordinatori dhe Grupi Punues. Komisioni Ministror do të ketë këtë përbërje:
- Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, kryesues;
- Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë;
- Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme;
- Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë.
Grupi punues për hartimin e Strategjisë, përbëhet nga:
- Zyra për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, kryesues;
- Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar;
- Ministria e Drejtësisë, anëtar;
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;
- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtar;
- Ministria e Ekonomisë, anëtar;
- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar;
- Ministria e Shëndetësisë, anëtar;
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar.
– U themelua po ashtu Komisioni për Kartën për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshme në këtë përbërje:
- Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, kryesues;
- Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;
- Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;
- Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, anëtare;
- Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar;
- Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, anëtare;
- Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë, anëtar.
– Drejtore ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u emërua Venera Qerkini në një mandat prej katër (4) vitesh.
– U aprovua në parim kërkesën për huamarrje deri në 20 milionë euro për “Trepça” Sh.A me qëllim të investimeve kapitale në miniera dhe flotacion. Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin e ekonomisë në vend.
– U aprovua gjithashtu edhe vendimi me të cilin autorizohet Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga programi “Shpenzimet e paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër sipas Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën dyzet mijë (40,000) euro.
– Kabineti qeveritar u informua për zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKMZSA) 2022-2026, gjatë vitit 2022. Sipas raportit të prezantuar viti i kaluar konsiderohet si një nga vitet më dinamike të zbatimit të masave të PKMZSA-s që nga fillimi i zbatimit të këtij Programi.
– U bë emërimi i Komisionit për Verifikim të Diplomave të Studentëve të Universitetit të Mitrovicës së Veriut në këtë përbërje:
- Elizabeth Katherine Goëing – Këshilltare e jashtme e kryeministrit për çështje të komuniteteve
- Arben Shamolli nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe
- Mimoza Jashari, nga Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Komisioni do të jetë përgjegjës për hartimin dhe miratimin e rregullave të procedurës, që përfshinë, por nuk kufizohet në procedurën e aplikimit, caktimin e kritereve dhe vlerësimit të tyre, në qëllim të verifikimit të diplomave, sipas mandatit të komisionit. Këto rregulla nuk do të kenë vlefshmëri më të gjatë se sa gjashtë muaj.