Policia e Kosovës ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, një person është sulmuar me thikë nga i dyshuari që është ende në arrati.
Viktima ka pranuar ndihmën e parë në spitalin e Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet se është përdorur në rast.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, dhe vazhdon në procedurë hetimore.