Gazetari, Bledi Mane, i cili është në nominim me çiftin Luiz dhe Kiara, është shprehur i gatshëm të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.
Mane ka thënë se nuk dëshiron të bëhet sebep i ndarjes mes çiftit dhe kjo është dhuratë e tij për Kiarën, për të cilën thotë se nëse mungon në shtëpi, do të degradonte sjelljen e lojtarëve, duke aluduar në Luizin.
Një shtëpi pa Kiarën do degradonte në sjelljen e lojtarëve”, tha Bledi.
Ndryshe, treshja janë dërguar në nominim nga Olta, të cilës i dha mundësinë ‘Vëllai i Madh’ që të nominojë direkt tre banorë.