GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Drejtoresha e Laboratorit ku u zhdukën mostrat e Deharit punonte pa licencë

21/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Drejtoresha e Laboratorit ku u zhdukën mostrat e Deharit punonte  pa licencë
Share on FacebookShare on Twitter

Flutura Goga-Bajrami udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, aty ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit, është rikthyer në punë pas suspendimit lidhur me këtë rast. Si udhëheqëse e këtij laboratori që nga viti 2008, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami ka kryer punë për të cilat nuk ka pasur licencë. 

Për gati 15 vjet, Flutura Goga-Bajrami është në krye të laboratorit të Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësië Ligjore. Goga-Bajrami që ishte një nga të suspenduarat lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, gjatë gjithë kësaj kohe po del se ka kryer punë të cilat nuk i janë lejuar sipas Ligjit për Shëndetësi, shkruan Nacionale.

Kjo është gjetur nga një raport të cilin e ka bërë Inspektorati Shëndetësor që funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Raporti që mban datën e 13 janarit 2023, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami përgjatë kohës që ka punuar në këtë laborator, ka përpunuar gjak e urinës të personave të gjallë.

Flutura Goga-Bajrami ishte përzgjedhur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, edhe si drejtoreshë e komplet Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ndodhi kjo një ditë para se të zhdukeshin mostrat e Astrit Deharit.

Inspektorati Shëndetësor ka gjetur se përpunimi i gjakut dhe urinës konsiderohet shërbim shëndetësor, e që sipas Ligjit për Shëndetësi kërkohet licencë. Në raportin e Inspektoratit Shëndetësor të cilin e ka siguruar ekskluzivisht gazeta Nacionale, thuhet se Goga-Bajrami nuk ka poseduar licencë për kryerjen e këtyre punëve.

“Është konstatuar se Znj Flutra Goga -Bajrami ishte e punësuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore gjegjësisht në Labaratorin e Toksikologjisë si udhëheqëse ku edhe përpunonte analizat toksikologjike për kufoma, por në raste të veçanta edhe persona të gjallë (viktimat të dhunës fizike dhe seksuale) përpunonte gjak dhe urine”, thuhet në këtë raport të Inspektoratit Shëndetësor.

“Meqenëse përpunimi i gjakut dhe urines konsiderohet si shërbim shëndetësor atëherë neni 71 i Ligjit nr 04/L-125 Për Shëndetësi e ka paraparë licencimin e profesionistëve shëndetësorë sipas profileve të përcaktuara në nenin 69 të këtij ligji, ndërsa në paragrafin 4 të nenit 71 të këtij Ligji shprehimisht thuhet: ‘Profesionisti shëndetësor mund të ofrojë shërbime shëndetësore në mënyrë të pavarur vetëm pas marrjes së licensës’”, thuhet më tutje në këtë raport të Inspektoratit Shëndetësor.

Gazeta Nacionale ka provuar të kontaktojë me Flutura Goga-Bajramin gjatë gjithë ditës së sotme për të marrë një koment për këtë temë, megjithatë ajo nuk është përgjigjur.

Në anën tjetër, Inspektorati ka evidentuar se në kohën kur ishte shpallur konkursi nuk ishte kërkuar licensë e punës si laborante apo infermiere. Megjithatë, ka konstatuar se përpunimi i gjakut e urinës për viktimat e dhunës fizike e seksuale, kërkon licencë sipas Ligjit për Shëndetësi. Pasi Inspektorati nuk ka kompetencë për të ndërmarrë ndonjë masë, rasti i ishte përcjellur Ministrisë së Drejtësisë.

“Bazuar në të gjeturat e Inspektoratit Shëndetësor pasi që Znj. Flutra Goga-Bajrami është e punësuar në Institutin e Mjeksisë Ligjore gjegjësisht në Labaratorin e Toksikologjisë dhe nga të dhënat e inspektimit është konstatuar se përpunon/kryen analizat toksikologjike për kufoma, por në raste të veçanta edhe persona të gjallë (viktimat të dhunës fizike dhe seksuale), që rrjedhimisht konsiderohet si shërbim shëndetësor dhe për të ofruar këtë shërbim e njëjta duhet të ketë licensë pune njërin nga profilet e përcaktuar sipas nenit 69 të Ligjit Për Shëndetësi dhe neni 71 gjegjësisht paragrafi 4 i këtij Ligji e përcakton qartë se kush mundet të ofrojë shërbime shëndetësore, nuk është në komptencë të Ministrisë së Shëndetësisë që të merr veprimet tjera dhe si e tillë lënda është përcjellë në Ministri të Drejtësisë”, thuhet në përfundimin e raportit të Inspektoratit Shëndetësor.

Flutura Goga-Bajrami është udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mostrat e Astrit Deharit ishin zhdukur pikërisht në këtë laborator. Goga-Bajrami ishte emëruar edhe si drejtoreshë e komplet Institutit të Mjekësisë Ligjore. Madje, zhdukja e mostrave të Astrit Deharit ndodhi një ditë pasi Goga-Bajrami ishte përzgjedhur drejtoreshë.

Çfarë thonë ligjet?

Kryerja e shërbimeve shëndetësore pa licensë, ashtu siç ka konstatuar Inspektorati Shëndetësor në rastin e Flutura Goga-Bajramit, është e rregulluar me Ligjin për Shëndetësi.

Në mesin e profileve shëndetësore të përcaktuara në këtë ligj është edhe laboranti i lartë mjekësor. Kjo është e rregulluar me nenin 69 të Ligjit për Shëndetësi, i cili flet për profesionistët shëndetësorë.

Neni 71 i Ligjit për Shëndetësi në anën tjetër tregon se licensimi bëhet nga Oda përkatëse e profesionistëe shëndetësorë. E paragrafi katër i këtij neni, flet se shërbimet shëndetësore mund të ofrohen vetëm pas marrjes së licencës.

Licensimi i profesionistit shëndetësor bëhet nga Oda përkatëse e profesionistëve shëndetësorë, në pajtim me këtë ligj. Profesionisti shëndetësor mund të ofrojë shërbime shëndetësore në mënyrë të pavarur vetëm pas marrjes së licencës”, thuhet në Ligjin për Shëndetësi.

Ligji gjithashtu parasheh edhe sanksione lidhur me kryerjen e punëve pa pasur licencë nga oda përkatëse shëndetësore. Megjithatë, në këtë rast pasi IML-ja funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ka qenë e pamundur shqiptimi i gjobës.

Institucionet e tjera shëndetësore në këto raste mund të dënohen nga dy mijë deri në tetë mijë euro.

“Institucioni shёndetёsor dënohet me gjobë prej dymijë (2.000) deri në tetëmijë (8.000) Euro për shkelje administrative dhe për kundërvajtje, në rastet në vijim: 1.3. ushtron veprimtarinë pa licencë valide të punës duke shkelë paragrafin 1. të nenit 42 të këtij ligji”, thuhet në ligj.

Kurse, profesionisti shëndetësor dënohet nga 1 mijë deri në 2 mijë euro në rast kur punon pa licensë valide.

“Profesionisti shёndetёsor dënohet me gjobë prej njëmijë (1000) deri në dymijë (2.000) Euro në rastet e kundërvajtjeve, kur: 4.3. ushtron veprimtarinë shëndetësore pa licencë valide të punës në kundërshtim me paragrafin 3. të nenit 71 të këtij ligji”, thuhet në ligj.

Tashmë ky rast është përcjellur nga Inspektorati Shëndetësor tek Ministria e Drejtësisë.

Tags: Astrit DehariZhdukja e mostrave
ShareTweetShare
Previous Post

Lladrovci nderon Shaban Palluzhën: Është i paharrueshëm ndër breza!

Next Post

Arrestohen dy persona të dyshuar për blerje posedim dhe shitje të narkotikëve

Next Post
Arrestohen dy persona të dyshuar për blerje posedim dhe shitje të narkotikëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për blerje posedim dhe shitje të narkotikëve

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.