Në fjalimin e sotëm të presidentit rus, Vladimir Putin, mori pjesë edhe krimineli i luftës dhe komandanti i lëvizjes çetnike në Serbi, Bratislav Zhivkoviq.
Bratislav Zhvikoviq, i njohur si komandanti i lëvizjes çetnike në Serbi, u arrestua në vitin 2018 për organizim dhe pjesëmarrje në konfliktet e armatosura në Ukrainë.
Zhvikoviq po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës për pjesëmarrjen e tij në sulmet ndaj forcave ukrainase në Donetsk dhe Luhansk në anën e separatistëve pro-rusë.
Informacioni i fundit për Zhivkoviqin u shfaq në publik në vitin 2022, kur u tha se ai ishte plagosur rëndë dhe se ishte transferuar në Moskë për trajtim mjekësor.
Tani Bratislav Zhivkoviq u shfaq me paterica në konferencën e liderit rus, i ulur në rreshtat e parë dhe ndoqi fjalimin e Vladimir Putinit.