Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka publikuar një tabelë ku shihet se si subvencionet në vitin 2022, janë rritur për 80 për qind krahasuar me vitin 2019.
Ai ka shkruar në Facebook se nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. “Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie”.
POSTIMI I PLOTË:
Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet.
Shihni foton më poshtë. Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019:
- subvencionet dhe transferet janë rritur për +70%,
- investimet kapitale janë zvogëluar për -21%.
Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie.
Ja çfarë kanë bërë qeveritarët majtistë në vitin 2022:
- 41% të buxhetit e kanë shpenzuar në subvencione dhe transfere (më 2019 ka qenë 30%)
- 16% të buxhet e kanë shpenzuar për investime kapitale (më 2019 ka qenë 25%).
Ky raport do të duhej të ishte i kundërt. Kështu nuk zhvillohet ekonomia, por rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale. Asnjë ekonomi nuk është zhvilluar duke e shpenzuar 42% të buxhetit në subvencione, por duke shpenzuar më shumë në investime kapitale publike edhe private. Vetëm investimet e zhvillojnë ekonominë, pasi ato e rrisin kapacitetin prodhues.