Oriola Marashi dhe reperi Noizy janë komentuar së tepërmi për shoqërinë e tyre të ngushtë e madje, modelja deklaroi pak kohë më parë se do të realizonte një këngë me grupin OTR. Por mesa duket, kjo gjë nuk do të ndodhë pasi dyshja duket se nuk i ka më marrëdhëniet aq të mira. Ata nuk ndiqen më në “Instagram” dhe nëpër llogaritë e tyre personale nuk shihen më foto të të dyve bashkë.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë për to. Para disa muajsh, Noizy postoi një foto ku tregonte se pas një zënke, modelja e kishte bërë “unfollow”. Duke e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij, ai e shoqëroi postimin edhe me një emoji të qeshur, që nënkuptonte se zënka midis tyre ishte thjesht momentale.
E teksa rifilluan të ndiqeshin sërish në “Instagram” dhe të gjithë menduan se marrëdhënia midis tyre u rikuperua, dyshja duket se ka patur së fundmi një tjetër mosmarrëveshje.
