Mediat në Greqi kanë raportuar se Visar Dakrama është shqiptari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm më armë gjahu nga një grek në ishullin e Mykonos.
Mësohet se konflikti mes shqiptarit dhe grekut ka ndodhur në një lokal në ishull dhe dyshohet se shkak i zënkës ka qenë një vajzë që duket se kishte lidhje me të dy të rinjtë.
Sherri mes tyre ka agravuar deri në pikën kur, 33-vjeçari shkoi në shtëpi dhe mori armën e më pas qëlloi për vdekje shqiptarin.