Nga KRU “Prishtina” kanë njoftuar se do të vazhdojnë me shkyçje nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit.
Më poshtë gjeni hapat se si të evitoni shkyçjen
Për të evituar shkyçjen nga shërbimet e ujit, ju lutemi ndjekni hapat si vijon.
Paguaj faturën e ujit!
Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose paguaj ONLINE, pa provizion!
Tash mund të shkarkoni aplikacionin e-KRUP në IOS dhe Android!
Aplikacioni e-KRUP në vete ngërthen mënyrën më të lehtë për të bërë pagesa për ujin e shpenzuar, njëherësh kursen edhe kohën tuaj!
Sektori i amvisërisë: Paguaj 10% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogamoje prej 12-36 muaj.
Sektori i bizneseve: Paguaj 20% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogramoje prej 12-24 muaj.