Sot ka dalë para gjykatës 77-vjeçari, Shefki Bylykbashi, i cili akuzohet për vrasjen me mjete të forta të djalit të tij, Hamdi Bylykbashi, në Maliq të Korçës.
Me kokën ulur mbi tavolinë dhe i shqetësuar, është shfaqur i moshuari gjatë seancës së sotme ku do të vendoset masa e sigurisë.
Çfarë doni, ça jam i mbaruar nga trutë.’- dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit.
Ndërkaq mësohet se në sallën e gjyqit nuk është i pranishëm asnjë familjar i tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e shtëpisë së tyre, para tri ditësh.