Të dielën në mesnatë ka ndodhur një incident në Mitrovicën Veriore ku në rrethana akoma të panjohura një person është therur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda.
Viktima është një 25-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në spitalin në veri.
Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se viktima është pranuar dje pasdite në këtë spital, ku si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga mjeti i mprehtë, i është nënshtruar operacionit.
Sipas informacioneve të para, Policia është njoftuar nga spitali, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, por viktima nuk është deklaruar për shkak të gjendjes shëndetësore.