Ditën e sotme fshati Gelanc i Suharekës është përballur me vatra të zjarrit.
Zjarrfikësit menjëherë kanë intervenuar e lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori për Shërbime Publike në Suharekë, Enver Shabani.
“Të nderuar qytetar, duke e ruajtur ambientin e mbrojmë jetën e njerëzve, gjën e gjallë , pasurinë shoqërore dhe private! Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer sot në fshatin Gelanc, na lënë shumë për të dëshiruar….. !!! Çdo zjarrëvënje me ose pa qëllim shkakton dëme të konsiderueshme dhe llogaritet vepër penale.. !”, thotë ai.