Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 20-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje mjaft interesante, shkruan Gazeta Papirus.
Kampioni në fuqi, Ballkani ka mposhtur në shtëpi Drenicën me rezultat 2-1.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani barazoi 2-2 me skuadrën e Malishevës.
Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Ballkanit mbetet lidere në Superligën e Kosovës me 44 pikë, e ndjekur nga Drita me 41 pikë.
Gjilani renditet në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 27 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Drenica dhe Malisheva me nga 20 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 17 pikë./Gazeta Papirus/