Pas bojës që protestuesit hodhën tek Ministria e Brendshmë një javë më parë, sot Policia ka marrë masa. Me dy kordonë të vendosura rreth Ministrisë së Brendshme, Policia nuk lejon afrimin e asnjë qytetari, madje edhe gazetarëve e operatorëve u ka kërkuar të largohen nga territori pranë Ministrisë së Brendshme.
Policia kërkon të shmangë incidente si ato që ndodhën protestën e kaluar të PD-së, ku boja e zezë u hodh në murin e Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu ka të dhëna se të rinjtë e PD-së do të kërkojnë të lënë përsëri shenja pranë Ministrisë së Brendshme, prandaj Uniformat Blu kanë vendosur që të mos lejojnë afrimin e asnjë qytetari.
Edhe te Parlamenti Policia ka marrë masa shtesë, ku është vendosur me 1 kordon policie, por edhe me forca të shtuara, që do të ndërhyjnë nëse do të ketë përplasje.