Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm në Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka thënë se është tronditur nga ajo që ka dëgjuar nga deputeti i VV-së, Haki Abazi, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme sot ka akuzuar partinë e tij për disa çështje.
Ndër tjera, Haki Abazi, ka akuzuar sot partinë e tij se se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami për rastin.
Ramabaja thotë në emisionin Pressing në T7 se është i tronditur me atë çfarë ka dëgjuar.
Para disa ditëve kam pirë kafe me të. Nuk ra biseda për ktëë rast. Nuk e kam pritur që situata të vijë deri këtu”, – tha Ramabaja.
Ramabaja hedh dyshime për vendin ku ishin të ruajtura mostrat e Astrit Deharit.
Ai institucionet nuk është përgjegjës për ruajtje të mostrave”,- tha ai.