Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi po vazhdon të habisë opinionin publik me detaje nga organizimi i brendshëm i partisë së cilës i takon.
Krejt vendimmarrja sipas tij, aty po bëhet nga dy emra: Mimoza Kusari-Lila dhe Dejona Mihali.
Në një intervistë për “Debat Plus”, Haki Abazi ka konfirmuar se ka shumë persona të pakënaqur në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ka shumë të pakënaqur. Mendoj që janë shtylla e vlera dhe demokracisë të brendshme të LVV-së, njerëzit që shprehin në një formë ose tjetrën. Mendoj që kanë folur, do të flasin, mendoj që sot shkelja e dytë që u bë, sepse nuk ishte çështja e emrit të kryetarit të Komisionit, kishte të bëjë me parimin.” , ka thënë ai.
Tutje, Abazi u pyet se “Kush janë të pakënaqurit?”.
“Nuk kam as të drejtë, e as nuk dua ta marrë atë të drejtë, por janë me dhjetëra që kanë pakënaqësi për mosfunksionimin e duhur të Grupit Parlamentar.” – ka thënë ai.
Në fund, deputeti i VV-së ka lënë dyshime se mund të ketë edhe ministra “që nuk e duan këtë formë të kontrollit”.
“Mund të ketë ministra që nuk e duan këtë formë të kontrollit, por nuk e thonë se mund të rrezikojnë pozitën e tyre.”, tha ai.