Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, nuk është hedhur në votim propozim rezoluta e LDK-së për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë, e cila kishte në përbërje tri pika kryesore.
Pas shumë diskutimeve dhe debateve për këtë temë, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se procesi i votimit të propozim rezolutës mbetet për seancën e radhës dhe dakordimit të Grupeve parlamentare.
“Ashtu siç u kuptua, këtë propozim rezolutë si pikë po e bartim për votim në seancën e radhës, dhe po e mbyllim këtë seancë. Për detaje të tjera mbetet të diskutojnë grupet parlamentare. Shihemi nesër në seancën solemne për Ditën e Pavarësisë”, theksoi ajo.
LDK, nëpërmjet rezolutës kërkoi që fillimisht Ministria e Financave të pezullojë rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimit paraprakë.