Anëtari i kryesisë së Nismës, Albert Maxhuni ka thënë sot se kryetari i partisë së tij Fatmir Limaj meriton të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Maxhuni në Radio Prishtina, është shprehur i bindur se Limaj do të jetë kryeministër në zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen ato.
“Nisma në zgjedhjet e ardhshme do ta ketë kryeministrin, Fatmir Limaj meriton të jetë kryerministër i vendit tonë, ka shumë arsye për këtë, është njëri i projekteve të mëdha. Famir Limaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, duhet vendit, nuk ka të dytë”, ka thënë Maxhuni.
Ai shpreson që të ketë zgjedhje sa më shpejti, pasi Qeveria aktuale po shkakton dëme të pariparueshme.
“Shpresojë sa më parë, që kjo Qeveri të hap krahun sepse përtej keqmenaxhimit që janë duke bërë, do të jenë të pariparueshme dëmet që ja kanë shkaktuar në këto dy vite”, tha Maxhuni.