Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu dhe ai i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemi, kanë përkujtuar profesionistët shëndetësor të rënë në krye të detyrës, raporton Ekonomia Online.
Në obeliskun e ndërtuar para hyrjes kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u tha se kontributi i profesionistëve shëndetësorë ndër vite ka qenë i madh.