Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”.
Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimarrjen që bëhet.
Abazi ka thënë se ajo e ka bllokuar edhe nismën e tij për krijimin e Komisionit Hetimor për Privatizim.
“Nga shkurti i vitit të kaluar kam depozituar kërkesën për Komisionin për Privatim, është bllokuar nga Dejona Mihajli. Kjo, pasi që kjo është masha e LVV-së, duke mbivendosur mbi secilin deputet. Kjo është njeriu kryesor që menaxhon me Grupin Parlamentar të VV-së”, ka deklaruar ai.
“Sigurisht që me lajmërimin tim mbrëmë kam thënë se do të flasim për audio-incizimet dhe video-incizimet. Janë dy aspekte, audio-incuzimet konfirmojnë diskutimet mes Mimoza Kusarit, Saranda Bogujevcit dhe Dijona Mihajlit për ngufatjen e zërit brenda parlamentit”, ka thënë më tej Abazi.