Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, njëherësh edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, ka thënë se në audio-incizimet që ai posedon dëshmojnë kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.
Ai në konferencë për media ka ftuar prokurorinë që ta hetojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, Nazlije Balajn, Dijona Mihajlin dhe Flutura Gogajn, shkruan Demokracia.com.
“Si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Por ne, as si shoqëri, as si qytetarë individualë, e as si deputetë nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet ta kryejmë punën për ta zbardhur këtë çështje deri në fund. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe kanë nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostra të tjera janë zhdukur”, ka deklaruar ai.