Dje pasdite në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ku gjatë kontrollit në pavijonin e të burgosurve, është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Sinjali mëson se përdoruesit kishin fshehur marihuanën në WC dhe bashkë me drogën ishte edhe një telefon celular të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të burgosurve që fshehën drogën.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.