Haki Abazi ka paralajmëruar se do t’i nxjerrë sot në publik disa audio-inicizime, të cilat kryeministri Albin Kurti “mëton t’i mbulojë përmes shkarkimit tim”.
Për këtë çështje, ish-zëvendëskryeministri Abazi do të mbajë konferencë për media të enjten në orën 10:00.
Në konferencë, Abazi ka thënë se do të zbulojë audio-inicizime kundër pushtetit, si dhe “skandale të tjera”.
Abazi ka akuzuar kryeministrin Kurti se ka dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.
Sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë këto audio/video inçizime me urdhrin e dhënë për shkarkimin e tij.