Një skandal i madh ka “tronditur” Francën, njoftojnë mediat lokale, përcjell.
Më 29 janar, teksa futbollistët e Nices po luanin ndeshjen kampionale kundër Lillet, në stadiumin “Allianz Riveira”, po xhirohej një film për të rritur.
Ky film është shfaqur së fundmi në disa faqe për të rritur, derisa nis në tribuna e më pas “aksioni i nxehtë” luhet në toaletin e stadiumin.
Skandali “shpërtheu” kur tifozët e Nices e vunë re një video në një platformë që ishte regjistruar në stadiumin e tyre.
Drejtuesit e klubit nuk janë pajtuar andaj kanë vendosur të ankohen pasi me këtë thonë se po shkatërrohet “reputacioni i klubit”.
Tashmë gjithçka është në dorën e policisë, e cila ka nisur hetimet për këtë rast.