GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Nesër mblidhet Kuvendi i ASHAK-ut, pritet shkarkimi i Mehmet Krajës

15/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Nesër mblidhet Kuvendi i ASHAK-ut, pritet shkarkimi i Mehmet Krajës
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mblidhet nesër për shkarkimin e kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja, pas publikimit të analizës skandaloze: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, në të cilën Kraja shprehu mendimet e veta dhe i publikoi si qëndrim të ASHAK-ut. Në këtë analizë u pretendua se idenë e shkëmbimit të kufijve e përcolli ish-presidenti Hashim Thaçi, pas themelimit të Gjykatës Speciale. Më tej thuhej se Thaçi ishte “planifikator” për ndarje të Kosovës bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ka siguruar ftesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pas kërkesës së 10 anëtarëve të akademisë, të cilët kërkuan të shqyrtohen veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të tyre, Mehmet Krajës. Kjo ftesë për shqyrtim u dërgua nga vetë Kraja si kryetar.

 

Më parë ka publikuar edhe kërkesën për mbajtje të Kuvendit të nënshkruar nga dhjetë anëtarë.

Ky Kuvend është thirrur me vetëm një pikë të rendit të ditës: Veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Aty është kërkuar edhe shkarkimi i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja.

“Në mbështetje të Ligjit Nr. 05/L-038 për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), neni 13, para. 4.3 dhe të Statutit të ASHAK, neni 29, para. 4.3, 8 dhe 13, ne, të nënshkruarit, anëtarë të rregullt dhe anëtarë korrespondentë të ASHAK, i kërkojmë Kryesisë së ASHAK-ut që në afatin statutor ta thërrasë KUVENDIN E JASHTËZAKONSHËM, me një pikë të rendit të ditës: VEPRIMET E PAPËRGJEGJSHME TË KRYETARIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS”, thuhet në kërkesën e tyre.

 

Në këtë dokument ishin bërë të ditura edhe arsyet për thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Kuvendit:

1. Kryetari i ASHAK, Akademik Mehmet Kraja, me sjelljet e tij imponuese, të papërgjegjshme, e të paligjshme, si dhe me deklaratat skandaloze publike e ka dëmtuar rëndë Akademinë dhe imazhin e saj në qarqet shkencore dhe artistike.

2. Seksioni i Shkencave Shoqërore, unanimisht, në mbledhjen e mbajtur më 23 dhjetor 2022, i ka dënuar sjelljet e Kryetarit dhe ka kërkuar nga ai “reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë, duke e botuar rrejshëm dokumentin “SYNIMET DESTABILIZUESE TË SERBISË NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR.” Me atë rast, Kryetari e ka shkelur rëndë edhe integritetin e Administratës së ASHAK, duke e shtyrë që atë dokument me autorësi të falsifikuar, ta publikojë në faqen zyrtare të ASHAK-ut.

3. Shkeljet flagrante dhe anti statutore të Akademikut Kraja ngrisin shqetësimet e anëtarëve të ASHAK edhe në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndryshe, Mehmet Kraja është kritikuar ashpër në vend, pas publikimit të analizës skandaloze: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Institucioni më i lartë i shkencës dhe i arteve në Kosovë e ka komentuar edhe figurën e Thaçit, që është një nga politikanët më të rëndësishëm në Kosovë në dy dekadat e kaluara. AShAK-u ka dhënë edhe një interpretim krejtësisht konspiracionist e skandaloz.

Në nëntitullin “Ideja për ndarjen e Kosovës”, AShAK-u sipas analizës së Krajës vlerëson se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e nacionalizmit serb dhe e dishepujve të saj më të spikatur, si Çubriloviqi dhe Qosiqi.

Tags: ASHAKmbledhje
ShareTweetShare
Previous Post

BE: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë diskutimet për Asociacionin

Next Post

Protesta pa flamur të Kosovës, reagon Sherifi i Nismës: Të mbushet mendja në Shqipëri ka mu bë “Zajednica”

Next Post
Protesta pa flamur të Kosovës, reagon Sherifi i Nismës: Të mbushet mendja në Shqipëri ka mu bë “Zajednica”

Protesta pa flamur të Kosovës, reagon Sherifi i Nismës: Të mbushet mendja në Shqipëri ka mu bë “Zajednica”

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.