Një 15-vjeçare është aksidentuar për vdekje teksa ishte duke skijuar në Brezovicë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se 15-vjeçarja është lënduar sot në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ku më pas i është ofruar ndihma e shpejtë.
Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, u shpreh Veseli.
Ai shtoi se e ndjera M.B është e nacionalitetit serb.