Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete e në raste edhe më të këqija, kur përdoren edhe armët, raporton Gazeta Sinjali.
Një konflikt për motive banale ka ndodhur së fundi në fshatin Strellc i Ulët i Deçanit, ku janë përfshirë dy persona.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku mes 64-vjeçarit dhe një të riut kishte nisur një konflikt verbal për një palë syze të diellit.
Pasi gjithçka ka mbaruar pa konfrontim fizik, i dyshuari me të arritur në shtëpinë etij ka marrë armën dhe me të njëjtën ka shtënë në drejtim të tokës.
Përballë kësaj situate dhe i frikësuar me veprimet e të dyshuarit, 25-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithçka që ka ndodhur.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.
64-vjeçari është intervistuar nga hetuesit policor lidhur me rastin, teksa me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.