GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mbi 9 milionë euro vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë

15/02/2023
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:2 mins read
Mbi 9 milionë euro vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka bërë me dije se vërshimet e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për KosovaPress, Tahiri ka njoftuar se vlera e dëmeve kap shifrën e mbi 9 milionë eurove.

Vërshimet të cilat kanë ndodhur në janar të këtij viti kanë prekur ekonomitë familjare, bizneset private, infrastrukturën publike, bujqësinë etj.

E nënkryetari Tahiri tha se kanë ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura.

Në bazë të raporteve profesionale që i kanë bërë zyrtarët e komunës së Mitrovicës, 10 shtëpi janë të pabanueshme, pra janë të dëmtuara tërësisht, ndërsa 200 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht. Pra ato mund të renovohen dhe ka mundësi që të bëhen të jetueshme përsëri… Ne kemi arritur ta finalizojmë raportin dhe në bazë të këtij raporti dëmi në Komunën e Mitrovicës së Jugut është 9 milionë e 100 mijë euro. Këtu përfshihen bizneset private, ekonomitë familjare, infrastruktura publike, objektet publike, vlera në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Tahiri.

Duke folur për ndihmën e komunës ndaj qytetarëve të prekur nga vërshimet, ai ka falënderuar edhe njerëzit e vullnetit të mirë dhe organizatat bamirëse gjithandej trojeve shqiptare, të cilët, siç u shpreh ai, kanë ndihmuar në forma të ndryshme dhe në momentet më të duhura, në mënyrë që qytetarët ta tejkalojnë sa më lehtë këtë sfidë.

Tahiri theksoi edhe krijimin e fondit prej gjysmë milion euro nga ana e komunës për familjet e prekura nga këto vërshime, derisa e potencoi si shumë të rëndësishme faktin që në këto vërshime përveç dëmeve materiale nuk ka pasur humbje në njerëz.

“Tek mbështetja, dua t’i falënderoj njerëzit e vullnetit të mirë, organizatat bamirëse në Mitrovicë, Kosovë, mirëpo edhe në viset e tjera me shqiptarë… I kemi mbështetur me pako ushqimore, batanije, gjëra higjienike… Si komunë kemi bërë strehimin e familjeve në nevojë, nëpër shtëpi, banesa private, ku komuna ka marrë përsipër t’ua mbulojë qiratë, gjithashtu edhe nëpër hotele të qytetit. Është e rëndësishme që nuk kemi pasur asnjë jetë të humbur, asnjë individ dhe familje nuk ka mbetur në rrugë… Përtej kësaj, ne si ekzekutiv kemi propozuar dhe është aprovuar me votë unanime nga asamblistët e Kuvendit Komunal… një fond prej 500 mijë eurosh, i cili do të jetë i dedikuar për familjet e prekura”, u shpreh Tahiri.

Tags: mitroviceVershimet
ShareTweetShare
Previous Post

Pique flet për herë të parë për Clara Chia në një intervistë

Next Post

Drejtori i ASHI-së në gjendje të rëndë shëndetësore, familja kërkon ndihmë për shërimin e tij

Next Post
Drejtori i ASHI-së në gjendje të rëndë shëndetësore, familja kërkon ndihmë për shërimin e tij

Drejtori i ASHI-së në gjendje të rëndë shëndetësore, familja kërkon ndihmë për shërimin e tij

Lajmet e fundit

Aksidenti tragjik në Fushë Kosovë, DKA shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënëses

Aksidenti tragjik në Fushë Kosovë, DKA shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënëses

20/05/2025
Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

20/05/2025
Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën

Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën

20/05/2025
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksidenti tragjik në Fushë Kosovë, DKA shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënëses

Aksidenti tragjik në Fushë Kosovë, DKA shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënëses

20/05/2025
Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

20/05/2025
Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën

Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.