Trajtimi i Muhammet Ener Yeninar dhe vëllait të tij të madh Abdulbaki Yeninar të cilët u shpëtuan nga rrënojat në Kahramanmaras 198 orë pas tërmetit, vazhdon në një prej spitaleve turke. Vëllezërit thonë se ata mbijetuan duke përzier urinën e tyre me proteinat pluhur dhe duke i pirë.
“Ne u uritem ditë pas dite, ishim shumë të etur. Mundësia e fundit ishte proteina”, thote Muhammet Enesi i cili ka thënë se qëndroi krah për krah me vëllanë e tij nën rrënoja, shkroi CNNTurk.
“Kur nuk kishte ujë, e kemi përzier pluhurin me urinë dhe e pimë”.
“Nuk kishte ujë kështu që e përzimë urinën në pluhur. Pritëm një ditë dhe më pas na u deshtë ta pinim. Familja jonë është mirë”.