Kuvendi i Kosovës ka blerë disa loptopë të rinj. Për këtë furnizim është dhënë edhe një tender në vlerë të 30 mijë eurove. Kontrata mes kompanisë fituese dhe Kuvendit është nënshkruar gjatë ditës së djeshme.
Në Kuvendin e Kosovës, pikërisht sot, në ditën e të dashuruarve “Shën Valentinin” do të shkojnë disa loptopë të rinj.
Kujt do t’i bëhen dhuratë e për kënd janë blerë këta loptopë nuk janë dhënë detaje.
Tenderi për blerjen e tyre kap shumën e mbi 30 mijë eurove, derisa kontrata mes kompanisë fituese dhe Kuvendit është nënshkruar dje.
LOT I Furnizimi me Laptop dhe PC “All in One” Data e nënshkrimit te kontratës: 13.02.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 5 Emri zyrtar: InterAdria L.L.C. Vlera e përgjithshme e kontratës 30,890.00 euro”, thuhet në njoftim.
Kuvendi ka treguar se këtë tender e ka ndarë në dy loto, pasi ka planifikuar që të blej edhe disa pajisje të tjera, por që loti e dytë është anuluar.
Për këtë pjesë ishin paraparë të shpenzohen 13 mijë euro.
“LOT II Furnizimi me pajisje tjera të TI-së,. Vlera e parashikuar për LOT 2: 13,000.00 euro. Në total tenderi për dy loto është paraparë të jetë 45 mijë euro”.
Për lotin 1, që tashmë edhe është nënshkruar kontrata janë blerë 11 loptopë të ndryshëm, adaptuare dhe çanta. Po ashtu edhe 22 PC.
“Laptop 2 në 1 – gjithsej 11 copë; Adapter (shtesë) – gjithsej 5 copë; Çanta (shtesë) – gjithsej 10 copë. PC All-in-One – gjithsej 22 copë; Tastatura (shtesë) – gjithsej 20 copë; Mausa (shtesë) – gjithsej 20 copë”.
Kuvendi ka treguar se adapterët duhet të jenë origjinal të të njëjtit brend dhe model, me laptopin e ofertuar. Po ashtu edhe çanta origjinal të të njëjtit brend dhe model, me laptopin e ofertuar.