Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot. Në mesin e temave që u diskutuan ishte edhe propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media, ku thuhet se Kurti ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog
“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës”, njoftoi ZKM.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, ka thënë Kurti, sipas ZKM-së.
Kurti e ka falënderuar ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, “si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.