Prishtina Weather, ka njoftuar se gjatë javës në vijim do të ketë mot të thatë me vranësira dhe, në mëngjes me ngrica dhe mjegull ultësirave.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C.
Njoftimi i plotë:
Mot i thatë me vransira e diell gjatë javës në vijim. Në mëngjes ngrica dhe mjegull ultësirave
12.02.2023 – Mot i thatë dhe qëndrueshëm, pa mundësi për të reshura parashihet gjatë javës vijuese. Ditëve të para do të ketë edhe vransira por edhe intervale me diell, derisa nga dita e enjte intervalet me diell do të jetë më të gjata.
Orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, ultësirave me kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.
Moti më stabil me periudha më të gjata qetësie sidomos orëve të mbrëmjes, mbanë ndotësit ajror më pranë sipërfaqës, e në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do mbetet më shumë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Vetëm gjatë ditës vende-vende nivelet e ndotësve mund të jenë në vlera të pranueshme.
13.02 – Vransira paradite, gjatë ditës kryesisht me diell.
14.02 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.
15.02 – Pjesërisht vranët paradite. Intervale me diell gjatë ditës.
16.02 – Kthjellët dhe kryesisht me diell.
17.02 – Kryesisht me diell. Kohëpaskohe vransira kalimtare.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim.
Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale.