Ish-Miss Durrësi, Ermiona Lekbello është banorja më e re e “Big Brother VIP”. Ajo është nënë e një vajze 26-vjeçare.
Ermiona e ka ndërtuar jetën e saj mes Italisë dhe SHBA-së, prandaj me të drejtë shumë prej jush mund të jeni përballur me një personazh të panjohur.
Por rreth 15 vite më parë ajo përfshiu veten në një “skandal” në Zonë e Lirë ku ngacmoi Arjan Çanin dhe kërkoi në terma vulgare të shkonin në shtrat bashkë.
Por në një dalje të disa viteve më vonë, Ermiona e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu: “Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime”.
Me karakterin e saj, Ermiona pritet të ndikojë mjaft në lojën e banorëve.